Avokati tregon se pse u largua nga puna polici Amir Hoxha

22 prill 2022 | 08:26

Sot Amir Hoxha ka njoftuar në Facebook se i është shkëputur kontrata e punës nga ana e menaxhmentit të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë, avokati i tij, Gent Gjini, deklaroi se për ta ky vendim ishte i papritur, dhe në aspektin tjetër edhe kundërligjor, sepse siç tha, duke e ditur që tanimë ai veçse e ka dorëzuar padinë civile për t’u kthyer në vendin e punës, dhe po ashtu është dorëzuar kallëzim penal për rrjedhjen e dokumenteve shumë konfidenciale.

“Tani policia bën shkëputjen e kontratës duke mos pritur epilogun e gjyqit, e që për neve një epilog me një padi civile do të na shpie në të drejtën e Amirit sepse ai gjithmonë ka qenë kritikues dhe e ka shprehur mendimin e lirë brenda kornizave dhe udhëzimit administrativ të ligjit mbi policinë, ku edhe policët kanë të drejtë të shprehin kritika dhe brenga”.

Gjini për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova po ashtu u shpreh se për shkëputjen e kontratës së Hoxhës është përdorur edhe një arsye tjetër, pos për postimin e tij në Facebook.

“Është një rast në shtetin kroat, ku Amir Hoxha atje ka pasur një gjobë kundërvajtëse që aspak nuk ka pasur të bëjë me vepër penale apo që ta keqpërdorë detyrën. Është ndalur nga autoritetet kroate, e ka paguar gjobën kundërvajtëse dhe policia e Kosovës – pasi ka qenë polic – ka iniciuar procedurë disiplinore dhe Amiri e ka kryer këtë procedurë brenda suazave të policisë të departamentit për hetime të brendshme. Ai ka marr një vërejtje apo dënim, por i njëjti ka vazhduar punën. Kjo jepet në arsyetimin për shkëputjen e kontratës”.

Mbrojtësi i ish-policit u shpreh se tani është krijuar një precedent i rrezikshëm mbi shprehjen e mendimit të lirë dhe konfirmoi që klientit të tij i ka ofruar mbrojtje shteti amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do…