AWR ABBRUCH I VËLLEZËRVE VIQA PRONARË I BAGERIT MË TË MADH NË BOTË LIEBHERR 980 PËR DEMOLIM

16 qershor 2021 | 00:34

Të mëdhenjtë jo vëtëm janë të tillë, por janë edhe të paarritshëm!

Në maja të tilla qëndron dhe ngjitet sigurtë e pandalshëm, gjigandi AWR ABBRUCH i vëllezërve shqiptar VIQA nga Kosova në Gjermani!

6 Prilli i vitit 2021 shënoi një nga ngjarjet më të mëdha të këtyre vëllezërve heronj, të familjes së tyre të madhe VIQA dhe të gjigandit AWR ABBRUCH!

Ky bager gjigant LIEBHERR 980, që është jo vetëm më i madhi në botë për demolim, por shënon edhe të arriturën më të madhe deri më sot të familjes punëtore, fisnike e çlirimtare atdhetare VIQA nga Gremja e Ferizajt!

Vëllezërit VIQA këtë bager gjigant, më të madhin në botë special për demolim jo vetëm kanë pasur mundësi e fuqi finansiare për ta blerë, por në bashkpunim me menagjerët dhe stafin e lartë të profesionistëve të Liebherr, edhe e kanë modifikuar konform me nevojat e tyre nga pervoja e madhe që e kanë gjatë punëve të tyre në kantieret e shumta dhe të medha në qytete e vende të ndryshme pune në Gjermani!

Pronarët e AWR ABBRUCH, prej 15 Mars te vitit 2018 deri më 6 Prill 2021, kur bageri arriti dhe u bë pjese e parkut ne parkingun atraktiv e gjigant të AWR ABBRUCH, për sqarime e nderhyrje profesionale, por konstruktimin e bagerit me te madh për demolim në planet, kanë udhëtuar për në Liebherr të Francës, shumë herë!

Në nderim të Vëllezërve VIQA dhe të gjigandit të tyre AWR ABBRUCH, në Colmar kishte shkuar Ministrja e Punës se Qeverisë së Francës dhe bashkë me Kryetarin e Komunës dhe Menagjerin Gjeneral të Liebherr, ua kanë dorezuar Qelsin e bagerit me të madh në botë për demolim Liebherr 980!

Kamë knaqësinë e madhe që Vëllezërve VIQA, Shokëve e Loqkamanave Nazmiut, Ilmiut dhe Gonit, të ju uroj nga zemra, suksese edhe më të mëdha!

Urime Vëllezër VIQA!
Ju jeni te medhenj, e ardhmja është e Juaja!
Gjithëçka e mirë uroj të arrijë te Ju dhe familjet Tuaja!

Gëzuar!
Suksese!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 16 Qershor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punimet teknike për sanimin e gypit fi 200 mm në…