Azdren Shala: Liburn Aliu nuk është më pjesë e Vetëvendosjes

28 maj 2025 | 07:53

Analisti Azdren Shala ka deklaruar se ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka ndarë rrugë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e kësaj partie, Albin Kurtin.

Shala në Rubikon të Klan Kosovës zbuloi edhe arsyen pse ka ndodhur kjo.

“A e di pse kjo ndodh? Edhe Liburnit i ka dalë haptas hajnia. Ose krimi dhe korrupsioni në Ministrinë e vet. Por, Liburni nuk ka reaguar si këta të tjerët. Ai nuk u bë pjesë e korit linçues. Thjesht, e ka pranuar me sportivitet, djali. Është i hapur ndaj hetimeve dhe në rregull”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi premton…