Azemi: Punëtorët e sektorit privat po diskriminohen

05 gusht 2022 | 13:46

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar qeverinë se nuk po merret me çështjet që kanë të bëjnë me punëtorët e sektorit privat.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, ai ka thënë se nuk kanë zhvilluar asnjë takim me qeveritarët duke shtuar se qeveria është “bunkerizuar” dhe se nuk është duke i përfillur kërkesat e tyre.

“Realisht ne nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi pushime sepse problemet e mëdha të sektorit privat në Kosovë nuk na lejojnë të kemi pushime. Nuk kemi pasur takime me qeveritarë pasi ata janë ‘bunkerizuar’ dhe nuk po merren me problemet e sektorit privat. Ne po presim që kërkesat tona që së paku për 100 euro të cilët bënë gabime në mbushjen e aplikacioneve të përsëriten për ata që nuk kanë përfituar. Jemi duke përcjellë gjendjen e punëtorëve, sepse në sektorët publiko-privat pushimet e punëtorëve po keqpërdoren”, ka deklaruar Azemi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është e famshme për pamjen e saj mahnitëse dhe…