Azemi: Sindikata e Sektorit Privat kërkon sërish që paga minimale të jetë 350 euro

17 maj 2021 | 12:14

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës në një kërkesë publike, ka kërkuar që sot në seancën plenare, ku po diskutohet për programin e Qeverisë së Kosovës të aprovojnë propozimin që paga minimale të jetë 350 euro.

Kjo sindikatë, ka kërkuar që në programin e qeverisë duhet detajuar se kur do të fillojë kjo pagesë. “Kur do të jetë i gatshme themelimi i gjykatës së punës dhe të bëhet themelimi i një fondi social i cili do t’i mbulonte punëtorët e larguar nga puna pa dëshirën e tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gennaro Gattuso mund të emërohet trajner i ri i Juventusit.…