Baba i vërtetë i kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti

31 maj 2020 | 10:17

Profesori Blerim Latifi, në një shkrim të shkurtër, ka ofenduar turkofilët, duke ua kujtuar atyre se, ani pse kanë kaluar 552 vjet nga vdekja e Skënderbeut, ata ende i tmerron lavdia e tij.

Shkrimi i Latifit:

Kanë kaluar 552 vjet nga vdekja e tij dhe ende turkofilat vazhdojnë të merren me Skënderbeun. Edhe pas pesë shekujve ende i tmerron lavdia e tij. Mendojeni kur ka qenë gjallë, i ka l’shu shpirti veç emrin kur ia kanë degju.

Këta mercenarë një gjë duhet të mos e harrojnë: paret e babës mbret një ditë harxhohen, thirrjet e tyre “dum babën sulltan” askush nuk ka për t’i marrë seriozisht, e ajo që ka për të mbetë është kombi shqiptar dhe baba i tij i vërtetë, Gjergj Kastrioti. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1. Nuk keni një plan-rutinë pastrimi Filloni dhe mendoni për…