Babai i infermieres: Shumë jam i shqetësuar, marre. Kam kërkuar falje (video)

03 nëntor 2022 | 20:14

Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj ka folur për T7, i cili ka dhënë disa detaje se si e ka kuptuar për rastin. Video e cila është publikuar në rrjetet sociale shfaqnin një infermiere 23-vjeçare teksa e rrihte një grua të moshuar, të sëmurë e krejt të pambrojtur në një qendër për përkujdesjen e këtyre personave në Pejë.

Të paktën dy punonjëse tjera të kësaj qendre argëtoheshin me aktin dhe ishin kujdesur që atë ta incizonin me telefon.

Ai ka folur edhe për gjendjen e vajzës së tij, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai tha se anipse ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me krejt çka ka ndodhë.

“Kur jam ardhë prej pune kanë thanë qe 10 minuta ka ndodh ky rast. Tash une në 2 e kryjë punën dikun 2:10-2:15 kish pas kry ky rast. Aiii sa jam shqetësu, shumë s’di qysh bënë ndryshe edhe pse kam kërkuar falje, marre”, tha ai.

Tutje, ai tha se sot ka angazhuar një avokat për rastin.

“Sot kam shku ne Polici e kam angazhu nje avokat, keq osht”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nuk do të marrë…