Babai i Lordon Sylës: Falënderime për secilin që më ngushëlluan për djalin tim

20 dhjetor 2023 | 12:05

Lordon Syla nga Komuna e Gjakovës, fshati Berjahë, para tre ditësh vdiq në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Babai i tij, Muhamet Syla, përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shprehur ngushëllime, me pjesëmarrjen e tyre në varrimin e djalit, në të pame dhe përmes rrjeteve sociale.

“Dhimbjen për birin tim mos e pafsha te askush. Vetëm ai që e ka provuar më kupton. Lordin e hareshëm e gazmor e kishim sugar, dhe i tillë do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm. Kjo e bëri dhimbjen edhe më të madhe. Por, miqtë e dashamirët dhimbjen na e kanë lehtësu. Ua kthefshim të gjithëve në gëzime më të mëdha sesa pesha e dhimbjes sonë”, ka shkruar babai i Lordon Sylës.

Postimi i plotë i tij:

Ne pamundësi që të ua kthej mesazhet për falënderimin e secilit që më ngushëlloi gjatë varrimit, të pamës apo përmes rrjeteve sociale, ju lutem të më mirëkuptoni e të pranoni falënderimin e secilit prej jush përmes këtij postimi. Ky bashkim për hir të ngushëllimit për Lordin na u bë mësim se si mbahen lidhjet e si mbështetet miku e dashamiri.
Dhimbjen për birin tim mos e pafsha te askush. Vetëm ai që e ka provuar më kupton. Lordin e hareshëm e gazmor e kishim sugar, dhe i tillë do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm. Kjo e bëri dhimbjen edhe më të madhe. Por, miqtë e dashamirët dhimbjen na e kanë lehtësu. Ua kthefshim të gjithëve në gëzime më të mëdha sesa pesha e dhimbjes sonë.
Zoti i Madh ua rujt familjet e të gjithë të dashurit tuaj. E mbrojte njerëzimin në përgjithësi, popullin e kombin tonë në veçanti nga këso fatkeqësi që po ta copiteshin zemrën.
Ngushëllime edhe familjes Delija e Bibaj me të cilët do të ndajmë nje datë të përbashkët tash e në përjetësi. Fëmijët tanë që na i mori një fatkeqësi ku ishin së bashku si vëllezër dashtë Zoti i gjejmë ne Xhenet së bashku duke na pritur me mall për të na përqafuar.
Sikur dashuria e atyre shpirtrave të pastër e të njomë, që mezi presim ti takojmë në atë botë, edhe neve Zoti na mundësoftë të qëndrojmë me durim, dashuri e të bashkuar qysh donë i Madhi Zot dhe e lyp tradita e shqiptarit.
Qofshi faqebardhë! E paqim njeri-tjetrin përgjithmonë në krah!
Muhamet Syla babai i Lordon Sylës nga fshati Berjahë, komuna e Gjakovës dhe e gjithë familja Syla

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Golden State fitoi me rezultat 132-126 ndaj Bostonit…