Babai i vdiq nga Covidi: Sëmundja e tij e vetme ishte që i besoi Trumpit
Një grua që humbi babanë nga koronavirusi e kritikoi presidentin në natën e parë të Konventës Kombëtare Demokratike, duke deklaruar në një fjalim të theksuar se “e vetmja sëmundje ekzistuese e babait të saj ishte se besonte te Donald Trump”, shkruan CNN.
Kristin Urquiza, babai i së cilës, Mark Urquiza, vdiq nga virusi në qershor, tha në një video-mesazh të hënën në mbrëmje, se “pagoi me jetën e tij” duke i besuar insistimit të përsëritur të presidentit që pandemia do të largohej.
“Koronavirusi ka dëshmuar se ekzistojnë dy Amerika: Amerika ku jeton Donald Trump dhe Amerika në të cilën vdiq babai im. Mjafton. Donald Trump mund të mos e ketë shkaktuar koronavirusin, por pandershmëria dhe veprimet e tij të papërgjegjshme e bënë atë edhe më keq”, ka thënë ajo.



