Babai në Fushë Kosovë e gjen të vdekur djalin e tij në dhomën e gjumit

24 prill 2021 | 10:49

Një vdekje e dyshimtë është raportuar dje në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka thënë se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk janë dhënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratikë të Kosovës, Ganimete Musliu,…