Babai në Vushtrri gjen të vdekur foshnjën, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

20 janar 2023 | 11:36

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se fëmija e tij, foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Rasti ka ndodhur në Vushtrri, më 19.01.2023, 05:45.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmija i tij-foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se…