Babë e bir nga Malisheva rrahen në oborrin e shtëpisë, përfundojnë në polici

08 prill 2024 | 08:33

Konfliktet familjare janë të shpeshta dhe ka raste kur eskalojnë në dhunë psikike e fizike.

Këtë herë në një rast janë përfshirë babë e bir, që u kapën pas një konflikti verbal.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se fillimisht djali po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë, më pas edhe ky i fundit është përleshur me të derisa ka intervenuar një familjar.

Për ta qetësuar situatën, ai ka ndërhyrë për t’i ndarë, më pas rasti është denoncuar në polici.

Si rezultat, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe djali i dyshuar të dërgohet në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Gjykatës së Lartë të Floridës së fundmi i…