Bad News Eagles pëson humbjen e dytë në Majorin e Parisit

14 maj 2023 | 14:40

Bad News Eagles ka pësuar humbje në fazën “Legends Stage” të Majorit të Parisit.

Skuadra nga Kosova është mposhtur nga Apeks me rezultatin 16:6 në hartën “Ancient”.

Për BNE-në është kjo humbja e dytë në këtë fazë, krahas një fitoreje.

Megjithatë, Bad News Eagles ka ende gjasa të arrijë në fazën e Kampionëve, aty ku kualifikohen tetë më të mirët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23.20 për qind është pjesëmarrja e qytetarëve të Shqipërisë në…