Bahtiri ndan mirënjohje për mësimdhënësit

04 mars 2021 | 13:46

Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Drejtoria Komunale e Arsimit për nder të 7 marsit “Ditës së Mësuesit” ka organizuar një takim të përbashkët me mësimdhënës, pensionistë dhe drejtorë të shkollave të Komunës së Mitrovicës.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Ismet Ferizi, të cilët ndan mirënjohje për mësimdhënësit më të dalluar dhe për ata që janë tash në pension për kontributin e tyre në procesin edukativo-arsimor.

Fillimisht gjatë këtij takimi është shfaqur një film dokumentar me titull “Mbijetesa e shkollës shqipe”, në të cilin u pasqyrua kontributi i mësimdhënësve për organizimin e mësimit në shtëpi shkolla përgjatë viteve të ‘90-ta.

Në fjalën e tij, kryetari Bahtiri ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit për punën e tyre të palodhshme në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave, duke thënë se të jesh mësimdhënës nuk është e lehtë, ka sfida dhe përgjegjësi të mëdha, por në të njëjtën kohë është nder dhe krenari të kontribuosh në edukimin e brezave të rinj.

Po ashtu kryetari Bahtiri theksoi se kur shënohet 7 marsi çdo herë kujtojmë sakrificat e mëdha në rrugën e dijes dhe të lirisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian thotë se ka nisur…