Bahtiri premton edhe tri çerdhe të reja në Mitrovicë

12 tetor 2021 | 14:29

Kryetari aktual i komunës së Mitrovicës dhe kandidat edhe për një mandat për kryetar komune, Agim Bahtiri, ka vizituar sot çerdhen e qytetit në Mitrovicë.

Bahtiri ka premtuar se në mandatin e ri do t’i ndërtojë edhe tri çerdhe të reja në Mitrovicë.

“Vizita ku nga fillimi e deri në fund së bashku me drejtorin e Arsimit, Skender Avdiu, na përcolli buzëqeshja që na jepnin fytyrat engjëllore të fëmijëve. Çerdhja e qytetit në Mitrovicë ofron kushte për një numër fëmijësh, që dikur përmbushte nevojat. Por, zhvillimi ekonomik në qytet ka bërë që shumë prindër të punojnë dhe fëmijët t’i dërgojnë në çerdhe. Andaj, në kuadër me kërkesat, ne tashmë kemi plan t’i ndërtojmë edhe për tri çerdhe të reja në Mitrovicë”, ka thënë Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi u dënua me 1 vit…