Bahtiri thirrje deputetëve: I kemi edhe 10 ditë afat për Presidentin, të bëhemi bashkë e të krijojmë stabilitet!
18 prill 2026
| 21:12
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, duke komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit, u ka bërë thirrje deputetëve të tjerë që të ‘’bashkohen, të krijojnë stabiliteti dhe t’i japin popullit sigurinë që meriton’’.
Bahtiri, ka bërë thirrje që të lihen anash ndasitë para se të jetë vonë dhe se ‘shteti nuk është lojë, por amanet i lënë me gjak’.
“Kemi edhe 10 ditë afat për të përmbyllur procesin e zgjedhjes së Presidentit/es. I bëj thirrje çdo deputeti: Të bëhemi bashkë, të krijojmë stabilitet dhe t’i japim popullit sigurinë që meriton.T’i lëmë anash ndasitë përpara se të jetë vonë. Historia na gjykon për atë që ndërtojmë, ose për atë që lejojmë të shkatërrohet” shkruan Bahtiri.
Reagimi i plotë:



