Bahtiri urdhëron kompanitë që kabllot mbitokësore t’i vendosin nën tokë

08 qershor 2018 | 16:41

Pas rregullimit të qendrës së qytetit, asfaltimit të rrugëve dhe zëvendësimit të gypave të ujësjellësit, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka dërguar një letër të gjitha kompanive që ofrojnë shërbime me kabllo mbitokësore, doemos ato duhet t’i vendosin nën tokë deri në fund të këtij viti.

“Kompanitë që ofrojnë shërbime të këtilla përmes kabllove mbitokësore, janë të obliguara që deri në fund të këtij viti, ato t’i vendosin nën tokë. Ndaj kompanive që nuk e respektojnë këtë kërkesë, do të ndërmerren masa përkatëse nga autoritetet komunale, duke ua pamundësuar kryerjen e shërbimeve të këtilla”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka treguar se është duke u investuar shumë në rregullimin e mjedisit dhe infrastrukturën e qytetit. “Deri tash janë rregulluar bukur sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit, janë në asfaltim e sipër edhe shumë rrugë të tjera. Këto investime kanë bërë që Mitrovica sot të duket më e bukur se kurrë më parë”, është shprehur Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka vizituar…