Bajqinovci: Kjo opozitë e ka shëndrruar Kosovën në Çernobil

14 prill 2021 | 20:46

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj opozitës duke i thënë se po harrojnë se të gjitha raportet ndërkombëtare e paraqesin Kosovën si vendi më i korruptuar.

Bajqinovci ka thënë se opozita e ka shndërruar Kosovën në Çernobil. Tutje, ai u shpreh se për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine.

Shkrimi i plotë i Bajqinovcit:

Opozita po harron se të gjitha raportet ndërkombëtare e paraqesin Kosovën si vendi më i korruptuar. Raporti i Progresit, raporti i Transparency International, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, pra të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë për korrupsion endemik.

Në 10800 kilometra katror i kemi mbi 120 gurëthyes, pra e keni shëndrruar Kosovën në Çernobil.

Vet kjo opozitë e ka sjellë shtetin e Kosovës në këtë pozitë, ku për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë të lënduar kanë mbetur në një aksident që ka…