Bajram Hasani: Kjo qeveri po tregon rezultate në punë

28 dhjetor 2017 | 00:00

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se Qeveria Haradinaj po tregon rezultate konkrete në punë.

Në emisionin “Interaktiv” të “KTV”-së, ministri Hasani ka thënë se Qeveria Haradinaj ka punuar për 100 ditë aq sa kanë punuar disa qeveri me vite.

Ai ka thënë se janë bërë punë të mëdha në ministrinë që drejton. Hasani ka pohuar se do të jetë në mbrojtje të prodhuesve.

Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, është pyetur edhe për emërimin djalit të Fatmir Limajt në postin e shefit të kabinetit në këtë ministri.

Ministri Hasani ka thënë se Durim Limaj, djali i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, u emërua me kërkesën e tij dhe se kundër kësaj kërkese ishte vetë babai i tij.

Hasani ka thënë se Durim Limaj është emëruar për shkak se është njohës i fushës dhe se është arsimuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Po, unë e kam marr Durim Limaj për shef të kabinetit sepse është aktivist i Nismës, është djalë i zoti. Djalë që ka kryer arsimimin në SHBA. Është ekonomist dhe njohës i fushës. Këto janë emërime politike dhe ministri ka të drejtë që të përzgjedh. Ka qenë kërkesë që unë ta kem në kabinet Durimin, Limaj ka qenë kundër, por ka qenë kërkesë e mija”, ka thënë Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…