Bajram Hasani me banorët e Arbërisë: Kudo flitet për fitoren e koalicionit AAK-PSD

14 shtator 2019 | 23:25

Kandidati i AAK-së për deputet, Bajram Hasani, së bashku me kandidatet Magbule Shkodra dhe Besa Baftiu takuan të shtunën banorët e e Arbërisë në Gjilan.

“Kudo flitet për fitoren e koalicionit AAK-PSD. Fryma e fitores dhe besimi i mbështetësve të Qeverisë Haradinaj vërehet në çdo qytet e fshat të Kosovës. Mbështetje për koalicionim fitues AAK-PSD, morëm nga banorët e Arbërisë”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hasani ka treguar se me banorët e kësaj pjese biseduan për gjendjen në vend, problemet me të cilat ata ballafaqohen.

“Aty shpalosëm vizionin tonë për 100 % shtet i cili u prit mirë nga qytetarët”, ka shkruar Hasani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka…