Bajrami, Kurtit: Problemi i varfërisë nuk zgjidhet me 100 euro në vit

16 dhjetor 2023 | 20:25

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove shtesë për fëmijë dhe pensionistë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka ardhur në pushtet me premtimin për punë në drejtësi.

Sipas saj, i njëjti tani po thotë se “’papunësia është individuale, po varfëria është familjare’ dhe sipas tij masa njëherë në vit 100 Euro për fëmijë e të moshuar na qenka zgjidhja e problemit të varfërisë”.

Mes tjerash, ajo ka thënë se derisa ekzekutivi po i ndan mbi 50 milionë ndihma për fëmijë dhe të moshuar në këtë fundvit, remitencat e mërgatës janë mbi 1.2 miliardë euro në vit.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charles Kupchan, akademik në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ishte i…