Bajrami, Muratit: Punoni diçka, do të ndëshkoheni me votë shumë shpejt

14 gusht 2022 | 17:48

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili është marrë me opozitën që ditëve të fundit e ka kritikuar qeverinë Kurti në lidhje me ekonominë.

Murati ka thënë se të dhënat tregojnë të kundërtën, por Bajrami ka theksuar se qytetarët po kërkojnë llogari.

“Qytetarët po kërkojnë llogari, zero projekte, partia në pushtet merret me opozitën. Ministri Murati sot me mëngjes ishte marrë me opozitën. Në një reagim kishte përmendur NËNTË herë OPOZITËN. Pra, ka përmendur nëntë herë opozitën ndërkaq për gati dy vjet qeverisje nuk i kanë nëntë projekte. Jo nëntë projekte. Por, asnjë projekt. Bash asnjë. ZERO”.

“Hekuran Murati kishte thënë se edhe investimet kapitale do të bëhen. Qytetarët iu kanë votuar për të realizuar projekte kapitale e jo për të dhënë premtime kur udhëhiqni me gjithçka”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, Bajrami ka shtruar disa pyetje për premtimet e dhëna nga qeveria aktuale, ndërsa ka thënë se qytetarët dhe mjekët po ikin nga Kosova.

Sipas Bajramit, qytetarët do ta ndëshkojnë këtë Qeveri shumë shpejt, “ndoshta, më shpejt se sa ka menduar opozita”.

 

Zyrtarja e LDK-së, Muratit: Ministria e Financave ka realizuar vetëm 1 për qind të investimeve kapitale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaratën e Bashkimit Evropian që…