Ministrja Bajrami paraqet arsyet e shkarkimit të Ilir Murtezajt

04 nëntor 2020 | 11:30

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka raportuar të mërkurën në Komisionin për Buxhet dhe Transfere lidhur me shkarkimin e Ilir Murtezajt nga posti i drejtorit të ATK-së.

Ajo ka thënë se drejtori i shkarkuar i ATK-së, Ilir Murtezaj ka bërë shumë shkelje.

“Drejtori ka hartuar dhe nënshkruar në kundërshtim me ligjin që është në hartim me rregulloren e punës së ATK-së. Kjo shkelje është aprovuar edhe nga Ministria e Administratës Publike, ku thuhet se nuk u është nënshtruar procedurave. Unë kam biseduar me ish-drejtorin dhe më është përgjigjur që ka vepruar në përputhje me ligjin. Nuk qëndron ajo se ai ka vepruar në harmoni me FMN-në. Në një e-mail ndër të tjerat thuhet se: ‘implementimi i strukturave në ATK ka qenë rekomandim i yni dhe FMN-së”, dhe thotë se nuk e ka marrë për bazë hartimin e atij ligji.

Ministrja Bajrami ka thënë se shkelja e dytë që ka bërë Murtezaj, ka shpallur konkurs për tri pozita të kundërligjshëm.

“Shkelja është evidentuar edhe nga Ministria e Administratës Publike”, ka pohuar Bajrami.
Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka pyetur ministren Bajrami se për çfarë arsye është shkarkuar Murtezaj, pasi sipas tij, raporti i FMN-së dhe raporti i progresit e paraqesin me performancë të mirë ATK-në. “Si mund të shkarkohet një drejtor kur raporti i FMN-së thotë se ka pasur një progres të mirë të zbatimit të planit të ATK-së. Në këto raporte thuhet se janë shtuar mbledhjet e borxhe. Edhe raporti i progresit flet mirë për ATK-në, ku të hyrat thuhet se janë rritur me 4 për qind. Të njëjta i ka paraqitur edhe Banka Botërore. Për gjitha këto të arritura, a e keni menduar se një meritë të vogël mund ta ketë pasur ky drejtor”, ka thënë Gashi.

E ministrja Bajrami i është përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së. “Asnjëherë nuk i kam kontestuar raportet botërore. Ka qenë e vështirë të punohet me qindra e-mail që janë marrë duke u ankuar në të, dhe nuk mund t’i mbyllesh sytë kur një asistente administrative ngritet në pozitë te inspektorët”, ka thënë Bajrami.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka përmendur deklaratat e ish-drejtorit Murtezaj, ku ky i fundit kishte akuzuar për nepotizëm kryeministrin Avdullah Hoti derisa ishte në krye të Ministrisë së Financave.

Ajo ka pyetur ministren Bajrami nëse kanë marrë vërejtje me shkrim për perfomancë të dobët për ish-drejtorin ATK-së dhe të Doganës. “Nuk kemi dalë për të bërë spektakël medial. Ato shkeljet që i përmenda janë transparente. Në qeverinë e kaluar kanë ndodhur dhjetëra shkarkime dhe asnjë ministër nuk ka ardhur për të raportuar në komision. Unë kam ardhur për të shpjeguar në detaje vendimet për shkarkim”, ka deklaruar ministrja Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, ka deklaruar se…