Bajrami: Po na qeverisin praktikantët me rregullat dhe urdhërat e ‘komiteteve’

19 maj 2023 | 10:57

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë duke ikur profesionistët shëndetësorë, mësuesit, punëtorët e administratës, të gjithë ata që me kontrata në sektorin publik më herët ndjehëshin të sigurt, merrnin kredi dhe e planifikonin jetën në Kosovë.

“Na kujtohet se si LV pati premtu kthimin e trurit në Kosovës dhe shihni se çfarë po ndodhë. – 11 ministri janë me ushtrues detyre të pozitës së sekretarit të përhershëm – pozitës me të lartë ekzekutive në ministri, – Fondi Pensional pa bord, – Banka Qendrore pa guvernator – Komisioni i Ndihmës Shtetërore jo funksional, – Njësia e Intelegjencës, Financiare pa drejtor, – Administrata Tatimore pa drejtor”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Ajo ka thënë se Vlvetëm 40 milionë euro janë shpenzuar për investime kapitale në tremujorin e parë të këtij viti, e sipas saj, qeveria me propagandë mundohet t’i bindë qytetarët për progresin e pashembullt ekonomik në vend.

“Sot, të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjendja ekonomike dhe gjendja në institucione është në pikën me të ultë që nga paslufta. Po na qeverisin praktikantët me rregullat dhe urdhërat e ”komiteteve”, andaj edhe s’ka si të jetë ndryshe”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Donna Dafi, në këngën më të re “Wo bist…