Bajrami: Qeveria Hoti aprovoi Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike

13 gusht 2020 | 18:45

Ministrja e Financave dhe Transfereve Hikmete Bajrami, ka thënë se në mbledhjen e sotme Qeveria Hoti ka (dt. 13.08.2020), aprovuar Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

Sipas saj ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë.

Pos tjerash në këtë plan është paraparë dhe mbështetje financiare për bashkatdhetarët, duke mbuluar koston e primit të policës së sigurimit.

Njoftimi i plotë:

Qeveria Hoti, në mbledhjen e sotme (dt. 13.08.2020), aprovoi Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro. Ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë. Në kuadër të programit janë përcaktuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave, modalitetet, kriteret dhe shuma e parashikuar e mjeteve financiare.Masat:· Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private dhe fermerët;· Lehtësimi i barrës tatimore për bizneset;· Rritja e punësimit për kategoritë me gjasa më të ulëta për punësim;· Rritja e prodhimit bujqësor vendor dhe e sigurisë së ushqimit;· Stimulimi i kërkesës agregate e cila krijon efekte multiplikuese në ekonominë e vendit;· Mbështetja e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike;· Mbështetje financiare për rininë, organizatat e shoqërisë civile, artistët dhe sportistët;· Mbështetje për zhvillim të balancuar rajonal në Republikën e Kosovës;· Mbështetje e komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, për projektet dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e jetës dhe rigjallërimin ekonomik;· Mbështetje për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;· Mbështetje për sektorin e arsimit;· Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19;· Mbështetje financiare për bashkatdhetarët duke mbuluar koston e primit të policës së sigurimit.

(A.M /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë me dije…