Bajrami: Qytetarët duhet ta dinë çfarë ka vepruar Albin Kurti

22 prill 20:32

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, lidhur me vendimin e fundit rreth shtesave për pensionistët dhe personelin shëndetësor.

Sipas Bajramit, parullat e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë diferencë të madhe nga ato të qeverisjes tani në krye me Albin Kurtin, njofton Klan Kosova.

”Është normale që buxheti nuk ka mundësi të alokohet. Unë kam lënë punën pak më herët por Kryeministri Hoti ishte aty deri më 22 mars”.

”Por, ajo çfarë sot duhet të bëhet e qartë për të gjithë qytetarët, është se parullat e Lëvizjes Vetëvendosje janë të ndryshme me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje”.

”Ata kanë ardhë në pushtet me kartën e barazisë sociale, kanë ardhë në pushtet me kartën për luftimin e varfërisë dhe ne me vendimin e sotëm, nuk është vazhdu”.

”Çdo tre muaj është marrë në të kaluarën është marrë një vendim i tillë. Me vendimin e djeshëm të Qeverisë kemi një ulje të shtesave për personelin shëndetësor”.

”Me Qeverinë Hoti ka qenë e paraparë vazhdimi i tyre”.

”Këtë shtesë ata e kanë marrë gjashtë muaj në vitit 2020 dhe tre muajt e parë të vitit 2021 dhe intenca ka qenë që kjo të vazhdohet, veçse është dashur të mobilizohen mjete. Ministri i tanishëm i financave në kohën kur kam qenë në opozitë ka thënë se Qeveria i ka 1 miliard euro, që qeveria s’po i shpërndan për qytetarë dhe biznese, se unë s’i kam pasur ato para por nëse e di se kanë qenë në dispozicion”.

”Nuk pres që Lëvizja Vetëvendosje të dalë kundër Kryeministrit të tyre Albin Kurti. Mirëpo qytetarët duhet ta dinë se çka ka vepru Albin Kurti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri…