Bakija-Deva: Publikimi i fotografisë, goditje e rëndë për të mbijetuarat e dhunës seksuale

16 maj 2019 | 17:55

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, ka reaguar ndaj publikimit të fotografisë nga ana e deputetes Flora Brovina që tregonte dhunimin e një gruaje nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë.

Bakija-Deva përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se publikimi i kësaj fotografie ishte edhe një goditje e rëndë për mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë i saj:

Flora je vonuar shumë, ku ishe me parë?

Sa hipokrit po aq edhe neveritës e jo njerëzor ishte veprimi i deputetes Flora Brovina sot ne Parlamentin e Kosovës kur publikoi para mediave një fotografi që dokumenton aktin e dhunimit të një gruaje shqiptare nga tre ushtar serbë.
Publikimi i kësaj fotografie ishte edhe një goditje e rëndë për mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Flora, pse nuk iu tregove kolegëve tuaj deputetë këtë foto në vitin 2013 të cilët e kishin kundërshtuar ligjin për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë për shkaqe të kostos dhe mungesës së të dhënave për numrin e tyre, apo në vitin 2015 kur kolegët tuaj deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë!
Vonë je Flora, shumë vonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri politik i grupit separatist bask “Eta” është arrestuar në…