Balaj e Hahni diskutojnë për gjendjen aktuale në Telekomin e Kosovës

07 dhjetor 2018 | 11:18

EUROFEDOP ka organizuar një takim me temën “Ballkani Perëndimor në rrugën e tyre drejt Evropës” me sindikatat e shteteve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovina dhe Serbisë.

Republika e Kosovës në këtë takim është përfaqësuar nga Lamih Balaj, kryetar Federatës Sindikale të Pavarur të Postë Telekomit të Kosovës (FSP-PTK), dhe Sami Ukelli, ambasador i Kosovës në Austri.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili ka takuar dhe dëgjuar informatat nga dora e parë të sindikatave që janë anëtare në EUROFEDOP për reformat, mirëqenien sociale dhe dialogun social.

Balaj dhe Hahni kanë diskutuar për gjendjen aktuale në Telekomin e Kosovës, dhe për vështirësitë e sindikatave në kultivimin e dialogut social.

Hahni ka ofruar përkrahje të BE-së për përmirësimin e gjendjes aktuale në Telekomin e Kosovës dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Federatën Sindikale të Pavarur të Postë Telekomit të Kosovës (FSP-PTK) për luftimit të dukurive negative, që ndikojnë direkt në mirëqenien sociale të punëtorëve.

Si zakonisht, Serbia edhe gjatë këtij takim ka qenë shumë destruktive në lobimin dhe presioneve të vazhdueshme ndaj EUROFEDOP-it për të drejtën e vetos që Republika e Kosovës përmes FSP-PTK-së e ka në EUROFEDOP si dhe ka bërë ankesë për gjoja se punëtorët serbë në Kosovë janë pa ushqime dhe medikamente shkaku i vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës.

Me këtë rast, Lamih Balaj, ka reaguar menjëherë ndaj këtyre shpifjeve të përfaqësueseve të sindikatave të Serbisë, duke hedhur poshtë të gjitha deklaratat e tyre “Unë i përfaqësojë të punësuarit e të gjitha komuniteteve duke përfshirë edhe atë serb në Republikën e Kosovës. Gjithashtu është e drejtë e jona vendosja e taksave ndaj Serbisë apo ndonjë shteti tjetër. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ku politikat i benë në interesin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Balaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ceremoni rasti ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem…