Ministria e Punëve të Brendshme pranon një donacion nga Ambasada e SHBA-ve

07 dhjetor 11:04

Në një ceremoni rasti ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada e SHBA-ve, përmes ICITAP/INL.

Përveç tri veturave të përdorura, të cilat do t’i ndahen IPK-së, AKF-së, në listën e pajisjeve të dhuruara janë dhjetëra kompjuterë dhe orendi për zyrë.

Qëllimi i dhurimit të këtyre pajisjeve është që t’u ndihmohet agjencive pranuese për operim të përditshëm ne terren, krijimin e një laboratori për mësimin e gjuhës angleze dhe përmirësimin e ambientit dhe kushteve të tyre të punës.

Me këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi Ambasadën e SHBA-ve për mbështetje të vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve te organeve ligj zbatuese.

Drejtoresha e INL-it për Kosovë, Tracy Whittington si dhe Menaxherja e Programit të ICITAP-it/Departamenti i Drejtësisë, Kimberly Riffe rikonfirmuan vazhdimin e mbështetjes për MPB-në, në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Arsimit, Muhamet Kelmendi, përmes një postimi në llogarinë…