Ky zëvendësministër bën thirrje për të mbledhur mjete financiare për ta armatosur ushtrinë

07 dhjetor 2018 | 10:48

Zëvendësministri i Arsimit, Muhamet Kelmendi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë thirrje që të përkrahet formimi i ushtrisë së Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që të mbledhen mjete fonanciare për ta ndërtuar dhe aramatosur ushtrinë e Kosovës.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Ftesë!

Kudo ku gjinden shqiptaret ne bote, pos votimit te USHTRISE SE KOSOVES,me 14.12.2018i, ne Kuvendin Kosoves, ftohen te mbledhin vullnetarisht mjete financiare per te ndertuar dhe armatosur kete ushtri.

Gjendja eshte shume e rende ne Ballkan.

Kercenime ka nga veriu dhe nga jugu.

Shqiptaret jane ne tehun e sulmeve neofashiste serbe dhe greke.

Ta ndihmojme ushtrine tone.

MK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB) ka thënë se është…