Bale larg Realit, afër Bayernit

19 korrik 2019 | 13:22

Largimi i Arjen Robbenit dhe Franck Riberys ka bërë që Bayern Munchen të mendojë për lojtarët që do i zëvendësojnë. Drejtuesit e Bayern kanë vënë në shënjestër Gareth Balen.

As menaxheri i Bale nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. Bale është shumë i pakënaqur në Real Madrid. Minutazhi i ulët, operacionet e shpeshta janë disa nga arsyet që 30-vjeçari kërkon të largohet nga Reali, kurse Bayern po monitoron situatën dhe së shpejti mund të kemi një ofertë zyrtare.

Për futbollistin uellsian interesim kanë shfaqur edhe Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit Publik të Pejës “Haxhi Zeka”, Fadil Millaku,…