Bale: Mourinho më bindi që të rikthehem në Tottenham

21 shtator 2020 | 11:36

Gareth Bale ka folur pas transferimit te Tottenham Hotspur. Shtatë vjet pasi u largua nga klubi, Bale është kthyer përsëri te “Spurs”, por vetëm në formë huazimi.

Ylli uellsian ka bërë me dije se ishte trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ai që e bindi atë ta linte Realin për të kaluar këtë sezon me Tottenhamin.

“Ai (Mourinho) më tregoi për disa pozita ku do të preferonte që të më aktivizonte dhe unë isha i lumtur me to”, ka thënë Bale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e AAK-së në Qeverinë Hoti kanë votuar sot kundër…