Bale mund të shkëmbehet me Neymarin

22 korrik 2019 | 16:24

E ardhmja e Gareth Bale vazhdon të jetë ende një mister, por e sigurt është se do të largohet nga Reali i Madridit. Zinedine Zidane i tregoi derën uellsianit pas ndeshjes me Bayernin dhe nisur nga kjo situatë, “The Indipendient” shkruan se Bale mund të përfundojë te PSG-ja.

Një lëvizje e tillë mund të sillte transferimin e Neymarit në Madrid, i cili e ka thënë hapur që dëshiron të largohet nga Franca. Me situatën të pakuptueshme për një rikthim te Barcelona, Florentino Perez mund të përfitojë duke bërë një tentativë për një blerje të bujshme.

Burime brenda skuadrës së PSG-së bëjnë me dije se palët kanë nisur bisedimet, por nuk dihet nëse do ta përfundojnë marrëveshjen me sukses. Neymar dëshiron të largohet një orë e më parë nga PSG-ja dhe sigurisht që do të joshej nga një aventurë e tij me Realin e Madridit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës janë rritur me më shumë se dy…