Balerinët e BKK-së pajisen me sigurime shëndetësore

09 korrik 2023 | 09:02

Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës për herë të parë pajisen me sigurime shëndetësore.

Baleti është një nga artet më të bukura dhe, në të njëjtën kohë, nga më të vështirat për t’u realizuar.

Balerinët përgjatë procesit të punës në vazhdimësi u ekspozohen lëndimeve fizike.

Sigurimet shëndetësore të cilat deri sot u kanë munguar, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për t’i trajtuar lëndimet eventuale që mund t’i kenë përgjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

Balerinët tanë nga sot do ta kenë këtë mbështetje të rëndësishme nga institucioni i BKK-së, për t’iu garantuar kushte sa më të favorshme për punë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden niset këtë të dielë për në…