Balla përgëzon policinë për luftimin e dhunës në familje dhe krimeve seksuale

25 shkurt 2024 | 14:40

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se brenda 24 orëve janë arrestuar 15 persona, lidhur me rastet e dhunës në familje, krimeve seksuale, përndjekjeve, dhe shantazheve në rrjetet sociale.

Me këtë rast, Balla ka përgëzuar policinë shqiptare për parandalimin dhe goditjen e këtyre rasteve,

“Përgëzime Policisë së Shtetit për rritjen e vigjilencës dhe reagimin në kohë për të parandaluar dhe goditur rastet e dhunës në familje, shantazhet në rrjetet sociale, si dhe rastet e krimeve seksuale dhe përndjekjeve, duke vënë në pranga 15 shtetas për to, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin”.

“Inkurajoj viktimat e dhunës, të denoncojnë në polici këto raste se vetëm kështu na jepet mundësia të ndërhyjmë në kohë për të parandaluar fatalitetin që sjell dhuna”, ka shkruar Balla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zjarrfikësit në Kosovë vazhdojnë të jenë të pakënaqur me kushtet…