Balla propozon që takimi i radhës i dy kuvendeve të mbahet në Prizren

27 nëntor 2022 | 11:53

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka propozuar që mbledhja e radhës e dy kuvendeve, të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, të mbahet në Prizren, vitin e ardhshëm.

“Besoj se do të bëni të gjithë dakord të merrni në konsideratë propozimin që takimi i radhës i dy kuvendeve tona të jetë në Prizren më 10 qershor, 2023”, ka thënë ai.

Balla tha se po të ishe ende gjallë komandanti legjendar Adem Jashari, ai do të donte një bashkëpunim dhe integrim më thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Rroftë e qoftë shqiptaria”, përfundoi ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kinë janë intensifikuar protestat kundër masave parandaluese të pandemisë…