Ballkani dhe Drita marrin nga tri pikë, Prishtina nuk ‘thyen’ Dukagjinin

03 dhjetor 2023 | 15:05

Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkanin ka arritur që me vështirësi ta mposht Fushë Kosovën me rezultat 2:1.

Golin e parë e shënoi Osman Meziu në minutën e nëntë mysafirët.

Por, skuadra nga Suhareka arriti ta rikthej rezultatin Walid Hamidi fillimisht barazoi rezultatin, derisa Qëndrim Zyba ia siguroi tre pikë Ballkanit.

Ballkani tani ka 38 pikë dhe vazhdon si lider në tabelë ndërsa Fushë Kosova me këtë humbje bën hap mbrapa në garën për mbijetesë.

Fitore ka shënuar edhe Drita me rezultat 3:1 ndaj Feronikelit ’74.

Për skuadrën vendase në pjesën e parë shënuan Blerim Krasniqi dhe Blend Baftiu.

Razcak ngushtoi epërsinë në pjesën e dytë, por Albin Prapashtica vulosi dilemën e fituesit.

Kjo ishte ndeshja dhe fitorja e parë për Zekirija Ramadanin në stolin e Dritës teksa ata rikthehen tek rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Prishtinës.

Drita me këtë fitore shkon në kuotën e 28 pikëve dhe mban vendin e dytë, ndërsa Feronikeli ’74 vazhdon me 15 sosh dhe renditet në pozitën e tetë në tabelë.

Ndeshja e fundit ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinë përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Prishtina pas këtij barazimi shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e gjashtë, e ndjekur pas nga Dukagjini që është një pozitë më poshtë me 21 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe…