Ballkani humb nga Dinamo Zagreb dhe eliminohet nga Liga e Konferencës

14 dhjetor 2023 | 23:01

Ballkani i ka mbyllur me humbje të hidhur garat evropiane për këtë edicion.

Kampioni i Kosovës pësoi 3:0 ndaj Dinamo Zagrebit në ndeshjen që mund të kishte qenë historike për futbollin e Kosovës.

Deri në minutën e 69-të, Ballkani u mbajt mjaft mirë, por më pas Dinamo Zagreb shënoi tre gola për shtatë minuta për të vulosur kualifikimin.

Kësisoj, tutje nga grupi C kalojnë Viktoria Plzen si liderë me 18 pikë dhe Dinamo Zagreb në vendin e dytë me nëntë sosh.

Astana mbetet e treta me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e fundit.

Njëjtë pikë Ballkani kishte arritur edhe edicionin e kaluar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Byrosë federale të Hetimit, Charles McGonigal…