 
                    Ballkani ia thellon krizën Llapit
                22 nëntor 2020
                |  15:25
            
        Skuadra e Ballkanit e mposhti pa asnjë problem skuadrën e Llapit (4-2), duke ia thelluar edhe me shumë krizën e rezultateve në këtë edicion garash.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ishte superiore në pjesën e parë të ndeshjes, duke realizuar katër gola. Nazmi Gripshi shënoi dy herë, kurse nga një gol e shtuan Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku.
Në pjesën e dytë Llapi shënoi dy gola me anë të Elvis Prenci dhe Ahmed Januzi, por kjo ishte e tera që e arriti në këtë ndeshje. Ballkani përforcohet në krye të elitës me 29 pikë, derisa Llapi mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 8 pikë.
(Epoka e re)
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        