Vuçiqi në varrimin e patriarkut Irinej: Shqetësimi më i madh i tij ishte Kosova

22 nëntor 2020 | 15:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbajtur një fjalim në varrimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Irinej, i cili ka vdekur nga koronavirusit, duke treguar dëshirat dhe shqetësimet e fundit të tij.

Vuçiqi ka thënë se shqetësimi më i madh i patriarkut serb ishte Kosova, dhe se ai pjesën më të madhe të kohës e kishte kaluar në Prizren.

“Shqetësimi i tij më i madh ishte ‘Kosova dhe Metohija’, dhe megjithëse pjesën më të madhe të kohës e kaloi në Prizren, ai mbeti gjakftohtë. Ai besonte në forcën në rritje të shtetit serb dhe në bindjen e botës se një zgjidhje e drejtë ishte e mundur për Kosovën”, ka thënë Vuçiqi.

Presidenti ka treguar edhe për dashurinë që Irinej e kishte për Rusinë dhe presidentin e këtij shteti, Vladimir Putinin.

“Patriarku ynë e donte Rusinë pafundësisht, patriarkun Kirill, dhe ai ishte pafundësisht mirënjohës presidentit Putin për ndërtimin e këtij tempulli. Ai nuk ishte kundër Perëndimit, përkundrazi, ai priti dhe besoi se do të ndryshonte pozicioni i tij për çështjen e popullit tonë dhe se ne do të ishim në gjendje të kishim paqe”, është shprehur Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë janë aktive edhe 12 mijë e 338 raste…