Ballkani me fitore feston titullin, Malisheva luan në barazh

22 maj 2022 | 17:08

Janë mbyllur ndeshjet e xhiros së 36-të, të fundit të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani me fitoren kundër Gjilanit, me rezultat 2-0, ka festuar titullin e kampionit. Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqin, shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës nga Suhareka.

Ndërkaq, sfida kryesore e kësaj xhiro, mes Malishevës dhe Dukagjinit, është mbyllur pa gola, dhe klinasit më këtë rezultat sigurojnë ekzistencën në elitë edhe në edicionin e ardhshëm, derisa skuadra e Arsim Thaqit do të luajë në barazh kundër Vushtrrisë.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Prishtina në udhëtim tek Llapi, duke fituar me rezultat 1-2. Mankenda ishte njeriu i ndeshjes duke realizuar dygolësh në fitoren e kryeqytetasve, skuadër kjo që tashmë i ikën barazhit, derisa golin e vetëm për llapjanët e golin e vetëm shënoi Valmir Veliu. Llapi pavarësisht disfatës ndaj Prishtinës, ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

Drenica është afër tri pikëve tejet të rëndësishme në udhëtim kundër Feronikelit pasi rezultati momental është 0-2, derisa janë duke u zhvilluar minutat e fundit të kësaj sfidë.

Në ndeshjen tjetër, Drita lehtë mundi Ulpianën, me rezultat 5-0.

Superliga / Java e 36-të

Drita – Ulpiana                5-0
Ballkani – Gjilani           2-0
Feronikeli – Drenica        0-2
KF Llapi – Prishtina        1-2
Malisheva – Dukagjini    0-0

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më herët, ministria e mbrojtjes e Ukrainës publikoi përditësimin e…