Ballkani niset për Prishtinë, kthehet përsëri në Pragë, i kris xhami i aeroplanit

16 shtator 2022 | 08:44

Ballkani dje zhvilloi ndeshjen ndaj Slavia Pragës, ndërsa kthimi drejt Prishtinës nuk ka shkuar mirë për klubin nga Suhareka.

Pas 45 minutash fluturim, aeroplani me të cilin ka nisur fluturimin ekipi i Ballkanit është dashur të kthehej.

Aeroplani ishte nisur për në Prishtinë, por është kthyer sërish për në aeroportin e Pragës pasi i është krisur xhami.

Skuadra e Ballkanit për momentin është duke qëndruar në aeroportin e Pragës.

Stafi dhe lojtarët e FC Ballkanit do të nisen sot në orën 08:30 nga Praga për në Prishtinë, pas incidentit në orët e hershme të mëngjesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë sot, duke…