Ballkani niset për Rumani, nesër përballet me Clujn

02 nëntor 2022 | 12:24

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Rumanisë ku nesër (e enjte) do të përballet me Clujn.

Kjo sfidë zhvillohet në kuadër të rrethit të fundit në kuadër të Ligës së Konferencës. Ballkani është i fundit në tabelë me 4 pikë dhe pa gjasa për të ecur tutje, megjithatë arritja deri këtu dhe prezantimi në fazën e grupeve ka bërë që futbolli kosovar të jetë krenar me këtë prezantim.

Ndeshja Cluj – Ballkani luhet nesër nga ora 18:45.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…