Ballkani-Nyiregyhaza, 6-1

21 janar 2022 | 15:42

Ballkani sot e ka fituar me rezultat të thellë miqësoren e parë në Turqi.

Skuadra nga Suhareka e ka mposhtur skuadrën e ligës së parë hungareze, Nyiregyhaza, me rezultat të thellë 6-1.

Golat për skuadrën kosovare i shënuan, Baftiu, Korenica, Rrahmani x2, Berisha dhe Bytyqi. Kjo është ndeshja e parë e Ballkanit nën drejtimin e trajnerit të sapoardhur nga Shqipëria, Ilir Daja.

Suharekasit janë të vendosur në Antalya, ku po zhvillojnë fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Francës në Kosovës, Marie Christine Butel dhe ai…