Ballkani pretendon se po dëmtohet në Superligë

17 mars 2024 | 16:46

FC Ballkani po thotë në Superligë po bëhet padrejtësi, dhe se skuadra e tyre po dëmtohet, si pasojë e veprimeve “arbitrare, pro një skudare”.

“Një penallti e pa qenë e akorduar në Podujevë në favor të Llapit kundër Gjilanit, sikurse një penallti e pastër dje në Suharekë E PA AKORDUAR për ne, poashtu ndaj Llapit, kanë bërë që këto të kenë ndikim direkt në pikët e grumbulluara në tabelë, duke na dëmtuar ne, në të dyja rastet”, u shpreh ekipi.

“Ne nuk jemi ankuar dhe nuk ankohemi asnjëherë kur na dëmton rezultati, pasi kundërshtarët na ndalin me futboll. Por assesi NUK MUND TË HESHTIM kur na dëmtojnë faktorë të tjerë, jo rivalët në fushë”, tha mes tjerash FC Ballkani.

“Na ka mposhtur Fushë Kosova nga fundi i tabelës dhe thjeshtë ia kemi zgjatur dorën kundërshtarëve për angazhim. Por nuk mund të lejojmë dhe s’mund të durojmë që të humbim pikë duke u dëmtuar djersa jonë. Sot renditja tabelare në Superligë nuk është nga futbolli i drejtë, këtë po e shikojnë të gjithë, kjo duhet të ndalet, urgjentisht!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste…