Ballkani, Prishtina dhe Dukagjini i marrin pikët e plota
Kampioni në fuqi dhe lideri aktual i Superligës, Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Lirisë me rezultat 3-0.
Skuadra e Ilir Dajës kishte epërsinë qysh nga minuta e 22-të, kur Gentrit Halili e ka dërguar topin në rrjetë për herë të parë.
Almir Kryeziu ka dyfishuar rezultatin në minutën e 59-të, ndërsa Armend Thaqi ka vulosur fitoren në minutën e 86-të.
Me këtë fitore, Ballkani mbetet lider i Superligës me 43 pikë, gjashtë më shumë se Llapi.
Në anën tjetër Liria përkundër përforcimeve të shumta dhe përkrahjes së madhe nga tifozët në ndeshjen e sotme, nuk po arrin të këndellet as sezonin pranveror.
Skuadra prizrenase është e fundit në tabelë, me vetëm 9 pikë të grumbulluara.
Pikë të plota ka marrë edhe Prishtina.
Skuadra nga kryeqyteti e ka mposhtur Ferronikelin me rezultat 2:0.
Po ashtu, pikë të plota ka marrë edhe Dukagjini i cili ka mposhtur Malishevën me rezultat 2:1.