Ballkani udhëton drejt Zagrebit, nesër luan ndeshjen vendimtare kundër Dinamos

13 dhjetor 2023 | 14:29

Kampioni i Kosovës Ballkani, ka udhëtuar drejt kryeqendren kroate.

Nesër me fillim nga ora 21:00, do ta luajë ndeshjen vendimtare për kalim në fazen tjetër të Conference League.

Përballë do ta ketë Dinamon e Zagrebit.

Skuadra e Ilir Dajas, do të kërkojë me ngulm fitoren për të patur gjasa për t’u kualifikuar tutje.

Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, kampioni i Kosovës në futboll duhet të shpresojë edhe në fitoren e Viktoria Plzenit ndaj Astanas.

Mbetet të shihet nëse Ballkani do të arrijë të kalojë tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur edhe tri ditë deri te zhvillimi i ngjarjes…