Balotelli mund të transferohet në Brazil

06 gusht 2019 | 11:25

Mario Balotelli e mbylli sezonin me Marseillen dhe tani është një lojtar i lirë.

Parma, Brescia dhe Verona po tentojnë ta rikthejnë në Serinë A, por 29-vjeçari (i mbush më 12 gusht) mund të transferohet jashtë kontinentit evropian. Flamengo e kërkon dhe drejtuesit e klubit kanë nisur negociatat me Mino Raiolën.

Problem mbetet vetëm rroga, por Flamengo është gati të bëjë një sakrificë ekonomike për sulmuesin e njohur. 2.5 vjet zgjat kontrata që i kanë propozuar brazilianët “Super Marios”, i cili tundohet nga kjo ide.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan Barak Obama i ka kërkuar amerikanëve të refuzojnë…