Banka Botërore dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

09 nëntor 12:05

Banka Botërore ka dhuruar donacion në vlerë mbi 16 mijë euro me pajisje të ndryshme për nevoja të shërbimit emergjent për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Podujevë, Adelina Stublla, ka vizituar hapësirat e QKMF-së dhe me këtë rast shfrytëzoi rastin t’i shoh pajisjet të cilat i janë dhuruar QKMF-së nga Banka Botërore.

Drejtoresha Stublla ka uruar stafin e emergjencës në QKMF për pranimin e këtyre pajisjeve moderne, të cilat do të ndihmojnë që shërbimet emergjente të jenë sa më efikase.

Donacioni përfshinë EKG me monitor, defibrilator me monitor, defibrilator automatik i jashtëm AED, sistem i kompesionit të gjoksit, aspirator (dy copë), cilindër oksigjeni(dy cope), çantë për ambulancë, jakë lidhëse, çantë paramedike, çantë mjeku, batanije termike nga alumini, komplet i ndihmës së parë, barrelë lëvizëse transporti, barrelë për raste traumatike, barrelë kurrizore, dyshek me ajër, jakne evakuimi, karrige kardiologjike, batanije për mbrojtje nga zjarri, fikëse zjarri, shportë depozitimi.

Drejtoresha Stublla në emër të Komunës së Podujevës i ka falënderuar Bankën Botërore për këtë donacion shumë të vlefshëm për QKMF-në, të cilat ndikojnë në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me forcat ruse që vazhdojnë të synojnë infrastrukturën kritike të…