Banka Botërore do të ndihmoj në financimin e energjisë së ripërtrishme në Kosovë

13 prill 2019 | 12:03

Gjatë takimeve të përvitshme pranverore në Washington të cilat organizohen nga Banka Botërore, ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, dhe ai i ministrisë së financave, BedriHamza, u takuan me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, CyrilMuller me të cilin diskutuan për bashkëpunimin që ka Kosova me Bankën Botërore dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi.

“Gjatë takimit, ministri Lluka shpalosi nevojat për ndihmë në sektorin minerar, duke kërkuar asistencë teknike për zhvillimin e Trepçës dhe 11 zonave me interes të veçantë të pasura kryesisht me plumb, zink, nikel dhe krom”, thuhet në njoftimin e MZhE-së.

Luka ka deklaruar se prezenca e Bankës Botërore në këto asete strategjike është më se e nevojshme për shkak se ndihmon në rritjen e kredibilitetit, transparencës dhe konkurrueshmërisë.

Po ashtu, përmes Institucionit Financiar Ndërkombëtar (IFC), Banka do të ndihmoj me zhvillimin e procedurave për dhënien e licencave të energjisë së ripërtëritshme përmes ankandit, duke ofruar edhe financim për 100 mw e para. “Zv. Presidenti Muller u shpreh i kënaqur me partneritetin e deritanishëm që ka më Kosovën dhe parasheh rritje të projekteve në fushën e ujërave dhe energjisë”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 70 ligjvënës britanikë i kanë bërë thirrje Qeverisë që…